Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Ishit vonë për punë, arsyet ishin këto!

Nuk ka gjë më të dhimbshme se zgjimi herët në mëngjes.

Ju kuptojmë shumë mirë nëse edhe sot shkuat vonë në punë, por përpiquni të mos e bëni më. Jini të përgjegjshëm!


Si t’ja dilni? Ndiqni këshillat e mëposhtme:

  1. Mos mendoni se çfarë do hani apo vishni
    Të paturit një rutinë ju ndihmon që të mos lodhni trurin që në mëngjes. Veshjet planifikojini që në darkë (e dimë, është e vështirë).
  2. Mos e shtyni alarmin
    Ekspertët e gjumit theksojnë se kur shtyni alarmin, me shumë gjasa do ngriheni të lodhur dhe jo të freskët.
  3. Bëni ‘stretching” sapo hapni sytë
    Në këtë mënyrë trupi merr komandat se dita ka filluar dhe duhet të bëheni gati.
  4. Mos u bëni gati në errësirë
    Ndërsa në këtë rast, trupi merr sinjale se është ende natë dhe do të doni gjumë përsëri.
  5. Mos kontrolloni email- in dhe rrjetet sociale
    Keni ende kohë për të kontrolluar çdo gjë më vonë. Merrni kohën e duhur për veten.
  6. Mos pini kafe shumë herët
    Koha ideale për kafe është pas orës 9 ose 09:30. Nëse konsumoni kafe më herët, prodhimi i kortisolit ulet, gjë që sjell edhe ndjesinë se nuk keni energji mjaftueshëm.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë