Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Inflamimi i prostatës – Çfarë e shkakton?

Prostatiti është inflamacion i gjëndrës së prostatës. Mund të jetë shumë e dhimbshme dhe shqetësuese, por është gjendje që në të shumtën e rasteve përmirësohet.

Prostata është pjesë e organeve seksuale mashkullore. Ajo është një gjëndër me madhësinë e arrës dhe rrethon gypin e quajtur uretra, dhe është e vendosur menjëherë nën fshikën e urinës. Ajo prodhon një lëng i cili lirohet së bashku me spermën.

Prostatiti mund të zhvillohet tek burrat e të gjitha moshave, por zakonisht prek burrat e moshës midis 30 dhe 50 vjeç.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të prostatitit:
-Prostatiti akut – ku simptomat janë të rënda dhe zhvillohen papritmas; është e rrallë, por mund të jetë serioze dhe kërkon trajtim të menjëhershëm, dhe gjithmonë shkaktohet nga një infeksion
Prostatiti kronik – ku simptomat vijnë dhe kalojnë gjatë një periudhe prej disa muajsh; është lloji më i zakonshëm dhe më rrallë i shkaktuar nga një infeksion

Çfarë e shkakton prostatitin?

Prostatiti akut zakonisht shkaktohet kur bakteret në traktin urinar futen në prostatë.
Trakti urinar përfshin fshikëzën, veshkat, tubat që lidhin veshkat në fshikëz (ureterët) dhe uretrën, transmeton netdoktori.
Në prostatitin kronik, zakonisht nuk mund të gjenden shenja të infeksionit në gjëndrën e prostatës. Në këto raste, shkaku i simptomave nuk është i qartë.

Faktorët e rrezikut për prostatitin

Faktorët e rrezikut për prostatit akut përfshijnë:
-Një infeksion të traktit urinar (UTI) në të kaluarën e afërt
-Një kateter urinues, një tub fleksibël që përdoret për të kulluar urinën nga fshikëza
-Një biopsi të prostatës
-Një infeksion seksualisht të transmetueshëm (IST)
-HIV ose SIDA
-Një problem me traktin tuaj urinar
– Dëmtimet apo lëndimet e pelvikut

Faktorët e rrezikut për prostatinë kronike përfshijnë:
-Moshën e mesme (30 deri 50 vjeç)
-Prostatitit në të kaluarën
-Gjendje të tjera të dhimbshme të barkut, siç është sindroma e zorrës së irrituar (IBS)

Simptomat e prostatitit

Prostatiti akut
Simptomat e prostatitit akut përfshijnë:
-Dhimbje, e cila mund të jetë e rëndë, në ose rreth penisit tuaj, testikujve, anusit, në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës.
-Çrregullime të urinimit, të tilla si dhimbja gjatë urinimit, nevoja pët të urinuar shpesh (veçanërisht gjatë natës), probleme me fillimin e urinimit, një nevojë urgjente për të urinuar dhe, ndonjëherë, gjak në urinë.
-Pamundësi për të urinuar, gjë që çon në grumbullimin e urinës në fshikëz të njohur si mbajtje akute e urinës – kjo ka nevojë për vëmendje urgjente mjekësore.
-Gjendje e përgjithshme jo e mirë, ndonjëhere me temperaturë dhe ethe.
-Një sasi e vogël e lëngut të trashë (shkarkimi) mund të dalë nga uretra, tubi që mbart urinën nga fshikëza

Prostatiti kronik
Ju mund të keni prostatit kronik nëse keni pasur simptomat e mëposhtme për të paktën 3 muaj:
Dhimbje në dhe rreth penisit tuaj, testikujve, anusit, pjesës së poshtme të barkut dhe shpinës
Dhimbje gjatë urinimit, një nevojë e shpeshtë ose urgjente për të urinuar, veçanërisht gjatë natës
Një prostatë e zmadhuar ose e tendosur në ekzaminim të rektumit, megjithëse në disa raste mund të jetë normale
Çrregullime të sferës seksuale, të tilla si mosfunksionim erektil, dhimbje gjatë ejakulimit ose dhimbje në pelvik pas marrëdhënieve.
Këto simptoma mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës tuaj.
Por në shumicën e rasteve, ato gradualisht do të përmirësohen me kalimin e kohës dhe me trajtimin.

Trajtimi

Metodat në vijim mund të ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave të prostatitit:
-Bëni një banjë të ngrohtë ose përdorni një jastëk ngrohtë.
-Kufizoni ose shmangni alkoolin, kafeinën dhe ushqimet pikante ose acidike, të cilat mund të irritojnë fshikëzën tuaj.
-Shmangni aktivitetet që mund të irritojnë prostatën tuaj, të tilla si qëndrimi ulur ose vozitja e biçikletës për një kohë të.
-Pini sa më shumë ujë. Kjo do të bëjë që ju të urinoni më shumë dhe të ndihmoni largimin e baktereve nga fshikëza juaj.

Trajtimi medikamentoz i protatitit përfshin dhënien e antibiotikëve, alfa-bllokatorëve dhe agjentëve antiinflamatorë.

Arkiva

Kategoritë