Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermierja rikthehet në Pediatri pas punës vullnetare në Klinikën Infektive

Infermierja Sulejma Ramadani është rikthyer në vendin e saj të punës për t’u kujdesur për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë, pasi përfundoi punën vullnetare në Klinikën Infektive.

Infermierja Sulejma është kujdesur për pacientët me koronavirus Covid-19 për tetë javë rresht. Pas punës sakrifikuese që ka bërë në Infektivë, kolegët në Pediatri e kanë pritur me një befasi.

Kryeinfermierja e Pediatrisë Vlora Sopi e ka mirëpritur Sulejmën me dhuratë e një buqetë lule për t’i uruar punë të mbarë në vendin e saj të punës.

Shumë infermierë të klinikave tjera janë paraqitur vullnetarë për të ndihmuar kolegët e tyre në Klinikën Infektive për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë