Pre, Jan 15, 2021
Banner Top
Banner Top
Infektoi të paktën 23 persona me virus në klubet e natës, ushtarja rrezikon 10 vite burg

Ushtarja amerikane Yasim Adil, është infektuar me COVID-19, e virusin vrasës ajo ja ka transmetuar edhe 23 personave në Gjermani, e për këtë rrezikon të dënohet me 10 vite burg, shkruan Daily Mail. 

26-vjeçarja, ka frekuentuar disa bare në Gjermani, edhe pse ishte në dijeni që ishte e infektuar me COVID-19. Pas një udhëtimi në Greqi, Adil ishte në pritje të rezultatit të tamponit. 

Megjithëse autoritetet i kërkuan që ajo të vetëizolohet, e reja e injoroi këtë urdhër dhe frekuentoi klubet e natës në Gramisch-Partenikirchen.

Raportohet se Adil rrezikon të dënohet me burg, pasi ka infektuar të paktën 23 persona dhe ka rrezikuar më shumë se 710 të tjerë që kanë qenë së bashku me të në klubet e natës.

Arkiva

Kategoritë