Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Infektohet me virus një familje në Fushë Kosovë, përfshirë dy fëmijë dhe një foshnje

Një familje pesëanëtarëshe në Fushë Kosovë ka dalë pozitive në koronavirus, përfshirë edhe foshnjën disamuajshe.

Dy prindërit dhe tre fëmijët – një 10 vjeçar, pesëvjeçar dhe foshnja – e kishin marrë virusin në Vushtrri nga disa familjarë të tyre, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, që njoftoi se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Një familja pesëanëtërëëshe është konfirmuar nga IKSHPK me koronavirus, ndërsa përveç tyre s’ka të tjera raste infeksioni. Anëtarët e familjes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë shenja të përkqeqësimit derisa janë duke qëndruar në izolim”.

Pesë anëtarët e kësaj familje janë ndër 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me Codiv-19 në gjithë Kosovën, derisa në Vushtrri po shënohet numri më i madh kohëve të fundit.

Arkiva

Kategoritë