Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus disa zyrtarë të këtyre qendrave.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumenteve në Prishtinë, do të pezullojë ofrimin e shërbimeve për palë.
Qytetarët mund t’i marrin shërbimet e regjistrimit të automjeteve në komunat si: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Durrës.