Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektohet me COVID-19 stafi i një çerdhe, çfarë po ndodh me fëmijët aty?

 Pesë nga punëtoret e stafit të çerdhes publike “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Portali.info ka marrë vesh nga burime të sigurta se pesë nga punëtoret tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Pjesa tjetër e stafit dhe fëmijët, aktualisht janë duke funksionuar me normalitet në punë, deri në njoftimin e radhës nga IKSHPK-ja.

Në anën tjetër, Drejtori i Inspekcionit të Komunës së Fushë Kosovës, Blerim Berisha, ka thënë për Portali.info se ende nuk ka diçka zyrtare, andaj do të priten rezultatet deri në ora 15:00.

Sipas Berishës, pas publikimit të rezultateve, nëse ka diçka konkrete, atëherë në koordinim me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të merren masat e nevojshme. /PORTALI.info

Youtube

Arkiva

Kategoritë