Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Infektimi me koronavirus në lindjet e parakohshme – Ja se çfarë duhet të dinë nënat në pritje

CDC ka lëshuar një raport që ndërlidhet me lindjen e parakohshme dhe me infeksionet COVID-19, gjë që i shton një numri në rritje të provave që tregojnë se COVID-19 mund të jetë seriozisht i dëmshëm për gratë shtatzëna.

Raporti javor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë, i cili përmban të dhëna nga Rrjeti i Asociuar i Mbikëqyrjes së Spitaleve për Covid-19 (COVID-NET), përcolli 7,895 gra të moshës 15 deri 49 vjeç me Covid-19, të cilat ishin të shtruara në spital. Nga ai grup, studiuesit veçuan 598 gra – ose rreth një të katërtën e pacienteve të cilat ishin shtatzënë gjatë qëndrimit të tyre në spital. Nga ato gra, 54.5% nuk ​​shfaqën fare simptoma të virusit. Pjesa e mbetur e grave (45.5%) ishin simptomatike të cilave edhe iu përkeqësua gjendja, 16% e tyre u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv, 8% kërkuan ventilim mekanik dhe 1% e pacienteve të infektuara me Covid-19 vdiqën. Nga hulumtimet e bëra, një zbulim i rëndësishëm përshkroi ndikimin e COVID-19 në lindjet e parakohshme, ose lindjet që ndodhin para se të mbarojnë 37 javë të shtatzënisë. Nga 458 gra të lëshuara për shtatzëni të përfunduara – 10 prej të cilave pësuan humbje të shtatzënisë – 445 shtatzëni u kryen në mënyrë të rregullt dhe 12.6% ishin të parakohshme. Gratë simptomatike kishin më shumë gjasa të lindnin para kohe (23.1%) krahasuar me 8% të grave asimptomatike.

Autorët e studimit thanë se shkalla e lindjes së parakohshme (duke numëruar vetëm lindjet e gjalla) ishte më e lartë tek gratë që ishin shtruar në spital nga Covid-19, sesa në popullatën e përgjithshme të SHBA-ve në vitin 2018.

“Unë u shtrova në spital për shak të sepsës në javën e 16 të shtatzënisë – dhe më pas mu desh të abortoja”, tha një nga gratë.

Autorët poashtu vunë re në gjetjet e tyre se COVID-19 ndikon në mënyrë disproporcionale në gratë shtatzëna zezake dhe hispanike në SH.B.A: 42.5% e grave shtatzënë me Covid-19 ishin hispanike, ndërsa 26.5% ishin zezake.

“Pabarazitë e gjata në përcaktuesit shoqërorë të shëndetit, të tilla si profesioni dhe rrethanat e strehimit që e bëjnë distancimin fizik sfidues, kanë vendosur disa grupe racore dhe pakica etnike në një rrezik në rritje për sëmundje dhe vdekje të shoqëruara nga COVID-19”, shkruan autorët e raportit, para se të bënin thirrje për më shumë hulumtime mbi këtë temë.

Për shkak se 5% e popullsisë së përgjithshme zakonisht është shtatzënë në kohë të caktuar, sipas studimit, përqindja e përgjithshme më e lartë e grave shtatzëna me COVID-19 – së bashku me ndikimin e sëmundjes tek ato gra – tregon që COVID-19 mund të ketë një ndikim jo proporcional te gratë shtatzëna krahasuar me gratë jo shtatëzëna.

Por ky studim i ri gjithashtu vjen me pjesën e tij të kufizimeve. Studiuesit spekulojnë se numri më i lartë i grave shtatzëna me Covid-19 të shtruara në spital, mund të sugjerojë një prag të përgjithshëm më të ulët për pranimin e grave shtatzëna në spitale për arsye tjera.

Gratë shtatzëna gjithashtu mund të kenë më shumë gjasa të testohen për COVID-19, krahasuar me gratë jo shtatzëna, thonë studiuesit. Për më tepër, autorët nuk ishin të vetëdijshëm për “arsyen e pranimit në spital” për gati gjysmën e grave që u përcollën për hulumtim, gjë që u hoqi atyre “aftësinë” për të bërë ndonjë dallim në mes të pranimeve në spital për lindje dhe pranimeve të lidhura me COVID-19.

Arkiva

Kategoritë