Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Infarkti Lakunar dhe terapia e dyfishtë Antiagreguese

Shkruar nga: Dr. Blerim Myftiu Neurolog

Infarkti lakunar nënkupton mbylljen e arterieve të vogla të trurit që për pasojë shkaktojnë dëmtime neurologjike, siç janë paraliza apo çrregullimi i koordinimit të anës së kundërt të trupit, si edhe mpirja e gjysmës së trupit – pasoja të cilat mund të jenë afatgjata dhe shpesh jo me përmirësim të kënaqshëm.

Rreth një e katërta e infarkteve i përkasin kësaj kategorie. Prej tyre, deri në 30% të rasteve paraqesin shenja të përkeqësimit në ditët e para pas infarktit. Studimi i fundit amerikan ka provuar trajtimin e këtyre rasteve të përkeqësuara me terapinë e dyfishtë antiagreguese – Aspirin dhe Klopidogrel. Në 68% të rasteve, terapia e dyfishtë i ka hapur rrugë përmirësimit të gjendjes neurologjike krahasuar me vetëm 36% përmirësim në rastet me një antiagregues. Terapia me antiagregues të dyfishtë ka vazhduar për 5 ditë dhe njëherësh ka kontribuuar në pakësimin e luhatjeve të shenjave neurologjike gjatë përcjelljes.

Prandaj, përdorimi i dy barnave antiagreguese (Aspirin dhe Klopidogrel) në rastet me infarkt lakunar, të cilat përkeqësohen, mund të jetë një strategji e dobishme për ndaljen e hovit të përkeqësimit. http://familjajone.com//Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë