Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Ilaçi më i mirë për burrat janë shokët

Burrat e lodhur nga rutina familjare dhe gratë e dëshpëruara nga prania e përhershme e burrave në shtëpi mund ta mirëpresin studimin e fundit gjerman, që nënvizon të mirat që sjell për meshkujt shoqërimi me miq të të njëjtës gjini.

Kërkuesit gjermanë zhvilluan një studim në një lloj të veçantë majmuni, i cili nga karakteristikat shoqërore është i ngjashëm me njeriun.

Ky lloj majmuni jeton në grupe me shumë meshkuj dhe shpesh zhvillojnë beteja të forta mes tyre për të siguruar ushqimin ose për të fituar femrën që kanë zgjedhur.

Megjithatë, disa prej meshkujve krijojnë një lloj rrethi miqësor dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Te këto kafshë u pa gjithashtu se kortisoli, i ashtuquajtur edhe hormoni i stresit, tenton të ulet në praninë e miqve, ndërsa rritet kur janë me partneren ose anëtarët e tjerë të familjes.

Rezultoi madje se majmunët të cilët kishin miq, edhe kur luftonin me majmunë të tjerë, ishin më pak të stresuar.

Duke ia përshtatur një sjellje të tillë njerëzve, rezulton se një gotë me shokët ose një lojë futbolli me miqtë është në fakt një antistres për burrat.

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë