Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
IKSHPK-ja bën thirrje sërish që të respektohen masat parandaluese ndaj koronavirusit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat e reja në ballafaqimin me Koronavirusin.

“Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre. Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë