Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
IKSHPK: Apelojmë qytetarët, bizneset dhe gastronominë që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka theksuar se në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”.

“Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit”.

“Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda”, njofton IKSHPK.

Arkiva

Kategoritë