Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
IKSHPK apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, ajri sot nuk është i shëndetshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të qëndrojnë në shtëpi, pasi ajri sot nuk është i shëndetshëm dhe kjo paraqet problem sidomos për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.

Problemet me ajrin e ndotur fillojnë të shfaqen në sezonin e dimrit, ndërsa pasojat nga kjo i ndjejnë më së shumti qytetarët që kanë sëmundje kronike.

Ndryshe, në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu thuhej në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, të prezantuar nga Banka Botërore, në fillim të këtij viti.

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë