Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
IKSHP thirrje qytetarëve: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

Vetëm sot në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus. E me këtë rast, Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin dhe të mos i shkelin rekomandimet kundër përhapjes së koronavirusit .

“Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë.

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI’ thuhet më tutje në njoftim.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë