Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
I infektuari me koronavirus nga Prizreni është në gjendje kritike

Pesë persona të prekur me koronavirus nga Komuna e Prizrenit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, ndërsa një i prekur tjetër nga kjo komunë është në gjendje kritike,

Këtë e ka konfirmuar për sinjalin, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Në Komunën e Prizrenit momentalisht janë 29 raste aktive me koronavirus. Nga këta pesë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri është në gjendje kritike dhe është në Intensivë”, tha Haskuka.

I pari i Prizrenit tha se në komunën që ai drejton janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, kurse një person tjetër ka ndërruar jetë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë