Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Hulumtim: 89 për qind e të vdekurve në Itali, vdiqën direkt nga COVID-19, jo prej sëmundjeve të tjera

Studimi më i fundit i shkencëtarëve italian ka rezultuar në gjetjen që 89 për qind e të vdekurve nga muaji mars dhe prill në Itali, sëmundja COVID-19 ishte shkaktari direkt i vdekjes së tyre.

Nga këtë hulumtim të publikuar në ‘JAMA Internal Medicine’ u analizuan dosjet e 4992 pacientëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Pra 89 për qind kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e COVID-19, kurse 11 për qind e të vdekurve kanë vdekur nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky hulumtim ka gjetur që 28, 2 për qind e të vdekurve nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje tjetër para pandemisë.

Sipas këtyre të gjeturave, u kuptua që nga COVID-19 vdesin edhe personat që nuk kanë asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Youtube

Arkiva

Kategoritë