Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Hoti: Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë që Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e koronavirusit, prandaj ka bërë thirrje për kujdes.

“Të dashur qytetarë,

Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!

Prandaj ju lus që t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave!

KUJDES, rreziku është real! #mbajedistancen“, ka shkruar Hoti.

Arkiva

Kategoritë