Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Hoti rikthen disa masa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se që nga sot bëhet rikthimi i masave.

“Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 🦠, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

🔴 Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
🔴 Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
🔴 Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
🔴 Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Arkiva

Kategoritë