Mër, Jan 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Hoti mirë me shëndet – në pritje të rezultateve të testit të dytë për COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është duke u ndjerë shumë mirë me shëndet dhe është në pritje të rezultateve të testit të dytë për t’u siguruar se është shëruar plotësisht nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, këshilltari i tij Xhavit Beqiri.

Sipas Beqirit, Hoti pritet të dalë të hënën në punë nëse rezulton negativ në testin e dytë.

“Kryeministri Hoti vërtetë ndjehet shumë më mirë, mirëpo pret edhe rezultatet e testit të dytë në mënyrë që të sigurohet saktë se është shëruar plotësisht dhe mund të dalë në punë”.

“Në variantin më të mirë, ne po shpresojmë se Hoti do të dalë në punë në fillim të javës së ardhme që po i bie nesër. Megjithatë duhen pritur rezultatet e testit të dytë”.

Ai ka thënë se nuk dihet se në çfarë ore pritet të dalin rezultatet e testit në fjalë.

Arkiva

Kategoritë