Enj, Dhj 3, 2020
Banner Top
Banner Top
Hipotireoza në shtatzani

Shkruar nga: Dr. Merita Emini Sadiku Endokrinologe

🔸Me fillimin e shtatzanisë, poashtu edhe në periudhën përgaditore para shtatzanisë një numër i konsiderueshëm i femrave me rekomandim të gjinekologut ose me vetiniciativë, bëjnë analizat e hormoneve të tiroides TSH, FT3 dhe FT4.

🔸Pas vlerësimit nga endokrinologu vendoset për terapi me Levotiroksine ose vetëm përcjellje gjë e cila varet nga niveli i TSH dhe prania ose jo e antitrupave anti TPO ose anti Tg.

🔸Prania e këtyre antitrupave rrit rrezikun e abortit ose lindjeve të parakohshme.

🔸Niveli i TSH për një shtatzani të suksesshme duhet të jetë nën 2,5 mUI/mL në semestrin e parë dhe deri në 3 mUI/mL në semestrin e dytë dhe të tretë të shtatzanisë.

🔸Levotiroksina ndihmon zhvillimin normal të bebit dhe mban një shtatzani të shëndoshë / Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë