Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Hepatiti B, si duhet ta trajtojmë?

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë e që më vonë mund të çojë në cirrozë, apo kancer të mëlçisë, ndaj nuk duhet të neglizhohet. Nëse nuk mjekohet në kohë mund të jetë fatale.

Shenjat paralajmëruese përfshijnë:

Verdhëza (Lëkura juaj ose të bardhët e syve bëhen të verdhë)

Ethe

Lodhje që vazhdon me javë ose muaj

Probleme në stomak si humbja e oreksit, nauze dhe të vjella

Dhimbje barku.

Shpesh është e pamundur që të identifikohet herët prania e këtij hepatiti, nuk duhet të neglizhohet kryerja e analizave dhe testeve specifike për të shmangur çdo rrezik që mund të vijë nga mostrajtimi në kohë i hepatitit B.

Strukturat shëndetësore kanë në dispozicion tashmë një numër testesh gjaku për të diagnostikuar njerëzit me hepatit B. Ato mund të përdoren edhe për të dalluar infeksionet akute dhe kronike.

Diagnoza laboratorike e infeksionit të hepatitit B fokusohet në zbulimin e antigjenit të virusit të hepatitit B (HbsAg). Prania e HBsAg për të paktën 6 muaj është shënues kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë-cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.

Hepatiti kronik B mund të trajtohet edhe me medikamente. Trajtimi mund të ngadalësojë progresin e cirrozës së mëlçisë, redukton përhapjen e kancerit të mëlçisë dhe përmirëson mbijetesën afatgjatë./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë