Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Hemorroidet – shkaqet dhe trajtimi i tyre

Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit & rektumit të cilat kur zgjerohen shkaktojnë irritim.

Hemorroidet shpesh shoqërohen me këto simptoma:

  • gjakderdhje pa dhimbje
  • kruarje apo irritim në zonën anale
  • dhimbje dhe enjtje në zonën anale

Ato ndahen në:

Hemorroide të brendshme përfshijnë venat brenda zorrës së trashë. Hemorroidet e brendshme zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por mund të rrjedhin gjak pa dhimbje.

Hemorroidet e lëshuara mund të zgjaten poshtë deri sa të dalin jashtë anusit. Një hemorroid i lëshuar mund të kthehet më vete prapë brenda në zorrën e trashë. Ose mund ta shtyeni butësisht përsëri brenda.

Hemorroidet e jashtme përfshijnë venat jashtë anusit. Mund të shkaktojnë kruajtje, dhimbje dhe nganjëherë mund edhe të çahen dhe të rrjedhin gjak.

Shumicën e kohës, simptomat e hemorroideve largohen pas disa ditëve, madje edhe pa trajtim. Nëse jo, trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve.

Mirëpo në rastet kur trajtimi me medikamente nuk jep rezultat mjekët specialistë rekomandojnë eleminimin e tyre nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë