Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Hematologë ndërkombëtarë e vendorë, konferencë të përbashkët në Prishtinë

Presidenti i Asociacionit të Hematologëve të Kosovës Prof.Dr.Emrush Kryeziu, sot hapi  punimet e Konferencës së parë Ndërkombëtare të Hematologjisë.

Në konferencë po marrin pjesë ekspert të fushës së Hematologjisë nga: Italia, Turqia, Kroacia, Bosna, Shqipëria dhe Kosova. Ne këtë konferencë shkencore e cila është organizuar nga Asociacioni i Hematologeve të Kosovës, po diskutohet për temën: ‘’Trendet e reja te trajtimit të sëmundjeve malinje në Hematologji”.

Gjithëashtu ne konference një fjalë rasti mori edhe Luan Jaha, Këshilltar për shëndetësi i Kryeministrit të Kosovës.

Prof.Kryeziu në fjalën e hapjes falenderoi kolegët dhe miqtë e tij ndërkombëtarë të cilët pranuan por gjithashtu edhe përkrahën mbajtjen e kësaj konference, falënderoi pjesëmarrësit nga strukturat udhëheqëse shtetërore që ishin prezent, ekipën organizatore të konferencës, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, gjithashtu shprehi një mirënjohje dhe falenderim për partnerët finaciar të cilët mundësuan organizimin e kësaj ngjarje gjithsesi shumë të nevojshme për Kosovën: Roch, Rrjetin e spitaleve MedicalPark MLPCARE dhe Novartis.

Prof.Kryeziu ndër të tjera tha: ”Motoja e kesaj konference është që të vetëdijesohen organet kompetente dhe stafi profesionist se ka ardhe koha që edhe kjo lëmi e rëndësishme kombëtare të ecë në hap me botën e qytetëruar”.  

Konferenca ishte e hapur për pjesëmarrje edhe të specialistëve të fushave tjera të mjekësisë si dhe mjek të rinjë. Gjithashtu konferenca ka qenë e hapur për media.

Organizatorët u shprehen të kënaqur me diskutimet të cilat po  zhvillohen në konferencë.

Kjo ishte agjenta e konferencës:

Konferenca ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë