Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Haziri thotë se 55 raste janë aktive me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se atje janë aktive 55 raste me Covid-19, transmeton Klan Kosova.

“U informuam nga IKSHPK për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona”.

“Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve”.

“Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Arkiva

Kategoritë