Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Haradinaj i falëdenderon institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook i ka falënderuar pjesëtarët e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë.

 “Të nderuar pjesëtarë të institucioneve shëndetësore dhe të mekanizmave të sigurisë së vendit tonë. Barra e përgjegjësive tuaja po bëhet gjithnjë e më e rëndë në zbatim të planit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, prandaj, ju lutëm pranoni konsideratat e mia të larta”.

“Një falënderim, ashtu sikurse ndjen edhe çdo qytetar i vendit tonë, për punën dhe humanizmin e jashtëzakonshëm të cilën ju si mjekë, infermierë, policë dhe pjesetarë të të gjithë mekanizmave tona të sigurisë, po e dëshmoni në këtë kohë kritike”.

“Sot, ju jeni heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Arkiva

Kategoritë