Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Grimi në palestër, mëkat për fytyrën tuaj!

Selfiet e palestrës janë fenomeni më i përhapur në rrjetet sociale, bile shpeshherë duken si arsyeja kryesore e shkuarjes në palestrës.

Kuptohet, kush nuk do të duket tërheqëse në një foto?

Por gabimi i të gjithë vajzave fillon pikërisht nga grimi.

Të grimoheni kur shkoni në palestër, përpos faktit që për momentin do të ndiheni mirë, nuk ka asgjë tjetër të mirë.

Mbyll të gjithë poret e fytyrës

Që kremi pudër bllokon të gjithë poret e fytyrës, kjo nuk është diçka e re, por ajo që nuk dimë është sa ndikon djersitja gjatë palestrës në fytyrën tonë të bllokuar. Kur lëkura është e ngrohtë, ajo ndikon në hapjen e poreve të cilat njëkohësisht janë të mbyllura nga kremi.

Nëse mendoni se po mbuoni aknet, gaboni rëndë!

T’i tregojë botës aknet e tmerrshme është gjëja më e keqe që mund t’i kërkohet një vajze.

Në palestër duhet shmangur me patjetër, pasi shanset që ato të shpërthejnë, janë të mëdha. Mendoni më shumë për fytyrën tuaj.

Shkakton irritime.

Nëse keni një lëkurë të thatë, kjo do ta bëjë më keq fytyrën tuaj.

Irritimet e lëkurës dhe padepërtueshmëria do të jenë të pashmangshme.

Poret tuaja do të jenë më të dukshme

Bllokimi i poreve do t’i bëjë ato më të dukshme dhe për një kohë të gjatë.

Sa herë vendosi make up, fytyra juaj thith toksina dhe materiale që dëmtojnë lëkurën.

Gjatë djersitjes, trupi çliron gjithë papastërtitë dhe toksinat që mban. Ky faktor është shkatërrues për lëkurën e bllokuar nga fondatina. Miksimi i tyre është armiku kryesor i fytyrës tuaj.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë