Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjobiten mjekët shqiptarë që shkuan në Itali, festuan me muzikë dhe alkool

Rreth 10 mjekë e infermierë shqiptarë nga ekipi i 30 mjekëve që sot po priten të rikthehen në Shqipëri pas misionit të përfunduar në ndihmë të Italisë së goditur nga pandemia janë gjobitur me 500 euro gjobë, ndërsa dy prej tyre janë denoncuar.

Media lokale italiane shpërndajnë sot lajmin se disa mjekë e infermierë shqiptarë që një ditë më parë i kanë dhënë fund misionit të tyre të ndihmës në rajonin e Lobmardisë janë gjobitur me 500 euro secili për shkelje të masave të regjimit të pandemisë e madje 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.

Gjithçka ka ndodhur një natë më parë në një hotel të Breshës ku një grup prej 10 personash nga 30 mjekët e infermierët shqiptarë, po festonin në një prej dhomave të tyre duke pirë alkool e me muzikë të lartë. Një festim i tillë nuk është i lejueshëm nga rregullat e pandemisë, gjë që ka çuar pronarin e hotelit të Breshës të thërras forcat e rendit.

Rreth 10 mjekë e shqiptarë janë gjobitur me 500 euro për mos respektim të rregullave e 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.

“Po mundohemi të zbardhim se çfarë ka ndodhur mbrëmë në hotelin e Breshës ka deklaruar për mediat këshilltari rajonal i Partisë Fratelli d’Italia Gianpaolo Natali, i cili e gjen të papërshtatshme që ky ekip mjekësh të mbërritur për të ndihmuar vendin të kthehen në shtëpi me gjoba prej 500 euro.”

“Do të kërkojmë ta analizojmë rastin në parlament “, ka thënë ai. /Ora News.tv/

Youtube

Arkiva

Kategoritë