Enj, Tet 1, 2020
Banner Top
Banner Top
Gjithçka rreth gjëndrës tiroide

Shkruar nga: Dr. Genc Shala, endokrinolog

Gjëndra Tiroide është gjëndër që gjendet në pjesën e përparme të qafës.
Ajo përmes hormoneve te saj merr pjes ne kontrollimin e metabolizmit, rritjes dhe pjekurise, zhvillim dhe funksion të sistemit nervor, metabolizimin e yndyrnave, sheqernave, mer pjesë në sistemin kardiovaskular, hematopetik, gastrointestinal dhe gjithashtu në shtatzani (fertilitet) – është gjëndër me funksion të shumëfishte dhe shumë të rëndësishëm.

Sëmundjet e Gjendres Tiroide janë: hipotireoza (funksionimi i zvogeluar i gjëndrës), hiperfunksioni (funksioni i rritur i gjëndrës), noduse dhe kanceret e gjendrës.

Simptomet kur gjëndra nuk funksionon si duhet janë:

Lodhja (plogështia),
Shtim ose humbje në peshë,
Rënia e flokëve,
Lëkura e duarve ose është shumë e thatë ose e djersitur,
Ndërrimi i disponimit (nervozë, dridhje e duarve),
Hipertensioni,
Shpejtim ose ngadalësim i punës së zemrës,
Çregullime të ciklit menstrual,
Probleme me mbetje apo mbajtje të shtatzanisë,
etj.

Testimi i funskionit (a punon mjaftueshëm apo në mënyrë të tepruar) të gjëndrës Tiroide bëhët përmes analizave të gjakut, ndërsa struktura, noduset, kanceret e mundshme, inflamacionet testohen përmes ultrazërit, punksionit dhe scintigrafisë së gjëndrës tiroide. Duhet të keni parasysh se këto metoda plotësojnë njëra-tjetrën!

Nëse keni ndonjë nga simptomet/shenjat e sipërcekura Ju rekomandojmë që të këshilloheni me Endokrinologun/en më të afërt që keni.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë