Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Gjithçka që duhet të dinë prindërit

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini

-“Gjithçka që duhet të dinë prindërit” është një libër praktik që ju mëson për prindërimin, duke ju sjellë fakte, e jo duke hamendësuar, se si t’i rritni sa më mirë fëmijët tuaj.  Margot Sunderland, ka përdorur rreth 2000 studime shkencore të mbledhura në mbarë botën. Tanimë, në shek. XXI, kemi hyrë në një periudhë krejt të re të prindërimit,  ku për herë të parë ka prova shkencore dhe jo thjesht hamendje që shpjegojnë se si mund ta rritësh mirë një fëmijë.

Disa nga udhëzimet kyçe që psikoterapistja për fëmijë Margot ndanë me prindërit janë:

-Për të shmangur problemet e mundshme me stresin dhe reagimin e tepruar është thelbësore që ta ndihmojmë fëmijën me ndjenjat e veta dhe ai duhet të ndjejë që jeni prind i fortë emocionalisht i cili mund ta mësojë se si të qetësohet.

– Të qarët e zgjatur pa e qetësuar fëmijën mund të ndikojë në mënyrë të dëmshme në sistemet më të rëndësishme të trurit e të trupit.

– Afërsia e ngushtë fizike gjatë natës luan rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik të fëmijës suaj, nëpërmjet rregullimit të sistemeve ende të paformuara të trupit dhe trurit.

– Ndihmojeni fëmijën në vitet e para që të merret sa më shumë me veprimtari eksploruese dhe me imagjinatë, pra të luaj me të rritur, sepse kështu i zhvillohet sistemi i kërkimit në tru. Nëse ky sistem funksionon mirë, fëmija do të ketë dëshirë dhe kureshtje për jetën, energji dhe motivim për të bërë realitet idetë e veta krijuese.

– Kufizojani fëmijës kohën që kalon për para ekranit, duke e baraspeshuar me kohën që shpenzon me lojëra fizike si dhe kohën që kalon me të tjerët.

– Gjeni çdo ditë pak kohë për veprimtari, ku marrëdhënia mes jush të jetë në qendër të vëmendjes. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë