Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjermania shtyn sërish izolimin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takohet sot me 16 kryeministrat e landeve për të diskutuar për masat e reja.

Por, sikurse citojnë mediat gjermane, në bazë të një drafti që është zbuluar nga dje, do të ketë lehtësira të vogla, por izolimi do të zgjatet deri më 28 mars.

Luleshitësit, dyqanet e librave dhe kopshtarisë do të jenë në gjendje të rihapen, ndërsa bizneset e tjera do të mund të rihapen vetëm në zona ku incidenca është 35.

“Bild” thekson se disa kufizime do të zbuten, ashtu siç ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, i cili ka folur për “rihapje të përgjegjshme”.

Vendimi zyrtar do të merret pas mbledhjes të së mërkurës mes qeverisë federale dhe liderëve rajonalë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë