Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Gjërat që duhet t’i dini për antidepresantët

Antidepresantët janë medikamente që ndihmojnë në letësimin e simptomave të depresionit, ankthit dhe crregullimeve të tjera.

Ato arrijnë t’i balancojnë kemikalet në tru, që besohet se janë përgjegjës për ndryshimin e disponimit dhe sjelljeve.

Për herë të parë ato u zbuluan në vitet 1950, por përdorimi i tyre u bë më i shpeshtë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Sipas Centers for Disease Control and Prevention në SHBA, numri i personave që përdorin antidepresant është rritur në 12.7 për qind në vitet 2011-2014, nga 7.7 për qind sa ishte gjatë viteve 1999-2002.

SNRIs dhe SSRIs -Janë dy prej antidepresantëve më të shpeshtë dhe përshkruhen për të trajtuar probleme me depresion, ndërrim të disponimit dhe ankthit.

SNRIs ngritë nivelin e seratoninës dhe neropinefrinës, dy neurotransmetues në tru që luajnë rolin kryesor në stabilizimin e disponimit. Kurse SSRIs është antidepresanti më i përdorur dhe ka më pak efekte anësore se antidepresantët e tjerë. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë