Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
GJENDJA E SHËNDETIT ORAL TEK FËMIJËT ËSHTË SHQETËSUESE

Shkruan : Xheladin Ujkani, Dentist për fëmijë

Gjatë këtij viti kemi mbledhur të dhëna rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët. Fokusi i hulumtimit këtë herë ka qenë te vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë si dhe fëmijët e traumatizuar nga vizitat e mëhershme tek dentistët. Të gjeturat e raportit janë shqetësuese, për faktin se:

Mesatarja e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë ka qenë rreth 10 dhëmbë të prishur, me moshë mesatare pesë vjeçare. Shumica e këtyre fëmijëve janë sjellur me dhimbje ose kanë përjetuar dhimbje të dhëmbëve në dy ditët e fundit ose më gjatë. Shumica e këtyre fëmijëve, jo të gjithë, ose janë sjellur me dhimbje ose kanë përjetuar ndjeshmëri, shqetësime e dhimbje, shpesh herë kjo gjendje e përcjellur edhe me infeksione së paku në dy ditët e fundit ose më gjatë.

Ndërsa, mesatarja e përgjithshme e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë si dhe fëmijët e traumatizuar nga vizitat e mëhershme, sillet rreth tetë dhëmbë të prishur.

Të dhënat e tanishme pothuajse përputhen me të gjeturat edhe të dy viteve më parë, ku nga 165 fëmijë të moshës dy deri në tetë vjet, tek të cilët ishin ende të pranishëm shumica e dhëmbëve të qumështit, në mesatare, kishin mbi shtatë dhëmbë të prishur të qumështit. Prej tyre, 9 fëmijë i kanë pasur të gjithë dhëmbët e shëndoshë, 56 fëmijë nga 1-5 dhëmbë të prishur, 58 fëmijë nga 6-10 dhëmbë të prishur, 33 fëmijë nga 6-10 dhëmbë të prishur, 7 fëmijë nga 16-20 dhëmbë të prishur, ndërsa 2 fëmijë kanë nga 20 dhëmbë të prishur.

Video në vazhdim tregon rastet kur fëmijët luajnë rolin e dentistit, duke pastruar dhëmbët e lepuroshit e lodrave të tyre –

Gjendja edhe më shqetësuese është tek dhëmballët, molarët e parë të përhershëm tek fëmijët e moshës gjashtë e shtatë vjeçare. Nga 70 fëmijë të kontrolluar, 36 prej tyre kanë pasur mesatarisht mbi dy dhëmballë (molarë) të prishur, pa llogaritur këtu mbushjet-pllombimet e mëhershme, ndërsa 34 prej tyre nuk kanë pasur asnjë dhëmbë, përkatësisht molarë të parë të përhershëm të prishur. Në këtë hulumtim janë përfshirë vetëm fëmijët e moshës gjashtë e shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë