Një pjesë e rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë është bllokuar.
Kjo për shkak të një valixhe të dyshimtë që është gjetur aty.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishitnës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”.