Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Gjendet 26-vjeçarja nga Skenderaj, ishte zhdukur nga 19 tetori

Është gjetur 26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.

Lajmin për gjetjen e 26-vjeçares, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, transmeton portali Info.

Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligsht me shëndet”, shkruan Tahiri.

Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konfirmuar lajmin për gjetjen e Egzonës.

Ai ka  shkruar në Facebook, se tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.

“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.

https://m.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/887845248418794/?type=3&refsrc=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F

Arkiva

Kategoritë