Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Gastronomët kundërshtojnë masat e reja të Qeverisë

Kryetari i Asociacionit të Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka bërë me dije që pas vendimit të Qeverisë për mbyllje të gastronomisë në ditët e vikendit, gastronomët do mblidhen nesër për t’i shprehur pakënaqësitë nga vendimi i fundit qeveritar.

‘’I Ftoj gastronomët e Kosovës në mbledhje urgjente neser, 07.11.2020 ora 14:00 në zyret e shoqatës së gastronomëve të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për mbyllje tē Gastronomisë, që të diskutojmë për veprimet e mëtutjeshme për masat që do t’i ndërmarrim për të shprehur pakënaqësitë tona ndaj vendimeve të fundit të qeverisë.

Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeverija është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomëve.

Shihemi nesër në ora 14:00!’’, ka njoftuar Kllokoqi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë