Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Gabimisht pozitiv! Mijëra suedezë rezultojnë të infektuar për shkak të gabimit në teste

Rreth 3,700 njerëz në Suedi morën një rezultat të pasaktë se janë pozitivë me virusin e koronës për shkak të një gabimi në pajisjet e testimit, të cilat mbërritën nga Kina, njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik e këtij vendi.

Sipas agjencisë, pajisjet e kompanisë “BGI Genomics” nuk mund të vërejnë ndryshimin midis nivelit shumë të ulët të infeksionit dhe rezultatit negativ, raporton Reuters.

“Furnizuesi duhet të rregullojë performancën e kërkuar për të përdorur këtë test,” tha Karin Tegmark Visel, drejtuese e Departamentit të mikrobiologjisë.

Ajo shtoi se e njëjta pajisje testimi u eksportua në vendet e tjera, por nuk dha detaje në lidhje me këtë. Rezultatet e gabuara kishin pak efekt në statistikat mbi numrin e personave të infektuar me virusin korona.

Agjencia njoftoi sot se nga shpërthimi i pandemisë, janë konfirmuar 86.891 raste të koronavirusit, ndërsa 5.814 njerëz kanë vdekur.

Arkiva

Kategoritë