Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Gabimi që nuk ju lë të korrni sukses nga ushtrimet

Disa shkojnë me shumë dëshirë e disa shkojnë vetëm sepse është “in” një trup me forma.

Megjithatë, ka prej atyre që edhe pse kanë motiv për palestër, nuk i shihet rezultati. 

Sipas trajnerëve dhe studimeve që janë bërë rreth ushtrimeve fizike dhe ndikimit të tyre në trupin e njeriut, kanë dalë përfundime se janë disa gabime gjatë ushtrimeve që j’ua pamundësojnë suksesin e pritur.

Ndër ato gabime është edhe rutina e ushtrimeve që i praktikoni, transmeton netdoktori. Filloni ndryshimet!

Sandy Macaskill, trajner personal, thotë se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se për ta ndryshuar trupin, duhet ta ndryshojnë edhe rutinën ushtrimore.

Sipas tij, nuk duhet të bëhen ushtrimet gjithmonë me të njejtin rritëm e me të njejtat pesha. Kjo sepse trupi veçse është i mësuar me ushtrimet që ia keni kërkuar t’i bëjë deri më tani, dhe kështu fillon të mos i përgjigjet ushtrimeve paraprake.

Pra, rekomandohet ndryshimi i rutinës së ushtrimeve, peshave dhe të kalohet më shumë kohë duke i bërë presion muskujve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë