Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Fuqia e lojës – Sa gjatë duhet të luajnë fëmijët?

Për shekuj me rradhë ndoshta, prindërit i kanë thënë fëmijëve të tyre të dalin e të luajnë jashtë. Duke bërë kështu, ata nuk e dinin që ishin duke ushqyer aftësi emocionale, konjitive dhe gjuhësore te fëmijët e tyre. Këto aftësi i ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë funksionet ekzekutive dhe sociale e po ashtu, përforcojnë strukturat kritike të trurit, të cilat ndihmojnë fëmijët në ndjekjen e qëllimeve të tyre pa u dhënë pas shpërqëndrimit.

Me fjalë të tjera, loja është shumë ë rëndësishme për zhvillimin e hershëm. Loja ka treguar të ndihmojë në formimin e marrëdhënieve të qendrueshme dhe edukative ndërmjet prindërve ose kujdestarëve dhe fëmijëve.

Cilat lojra janë të rëndësishme?

Edhe pse definicioni i lojës nuk është plotësisht i qartë, studimet kanë treguar se loja karaterizohet nga një motivim natyral, kërkon përfshirje aktive dhe rezultati shoqërohet me zbulime interesante. Loja është po ashtu vullnetare dhe spontane dhe sjell kënaqësi pa qëllime të veçanta.

Ka lloje të ndryshmë lojrash. Disa prej tyre i ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë. Psh. kur fëmijët e vegjël fusin çdo gjë në gojë, e bëjnë sepse janë kurioz për botën që i rrethon. 

Ndërkohë, lojrat fizike janë më energjike dhe aktive, fëmijët vrapojnë dhe lëvizin gjithë trupin e tyre. Lojrat sociale i bëjnë fëmijët të shohin njëri-tjetrin se si luajnë, çka e bën lojën më bashkëpunuese dhe i bën fëmijët të lidhen me njëri-tjetrin.

Lojrat imagjanare janë kur fëmijët luajnë rolin e të rriturve. Këto lojra ndodhin kryesisht në fëmijët parashkollorë.

Lirshmëria e lojrave iI bën fëmijët të kuptojnë preferncat dhe interesat e tyre. Por lojrat të cilat drejtohen nga të rriturit, ku fëmija ka mundësi të kryej veprimet i lirshëm, nxit më shumë të mësuarit te fëmijët.

Lojrat e drejtuara nga të rriturit nuk duhet të kenë për qëllim të jenë strikte dhe sipas rregullave që të rriturit vendosin, ato më shumë duhet të jenë një model për fëmijën dhe duhët të vërtiten rreth pyetjeve për të mbajtur të përqëndruar fëmijën. Psh. nëse jeni duke bërë një puzzle me fëmijën tuaj, ju mund të shpreheni: 

“Po shoh që ngjyra e verdhë sikur përqëndrohet në këtë zonën këtu. A nuk gjen një copë me ngjyrë të verdhë?”

Duke bërë pyetje në vend të dhënies së përgjigjeve, ndihmoni fëmijën tuaj t`i zbuloj gjërat vet dhe te jetë i sukseshëm në mënyrë të pavarur.

Loja dhe stresi janë ngushtëisht të lidhura me njëra-tjetrën. Lojrat ndikojnë në uljen e nivelit të stresit. Sa më shumë lojra, aq më pak kortizol. Ndaj lojrat janë shumë të rëndësishme, kryesisht në familjet të cilat janë duke kaluar situata stresuese.

Sa gjatë duhet të luajnë fëmijët?

Nuk mund të përcaktohet se sa është koha e duhur që fëmijët duhet të shpenzojnë duke luajtur. Por është e rëndësishmë të kufizohet koha e shpenzuar para ekranit. Të luash virtualsiht një video-lojë me shokët nuk është njësoj si të luash në natyrë apo të bësh një lojë bashkëpunuese dhe aktive.

Lojrat e luajtura vetëm janë të rëndësishme për zhvillimin e imagjinatës, mgjth duhet të përpiqeni që fëmijët tuaj të kenë kontakt dhe me fëmijë të tjerë në mënyrë që të zhvillojnë dhe aftësitë sociale.

Fëmijët thonë “jam i mërzitur” dhe prindrit menjëherë Ii shokjnë në ndihmë më lojra dhe propozime nga më të ndryshmet për ta bërë të lumtur. Është mirë t`i rezistoni këtij tundimi herë pas here. Mërzitja shkakton nxitjen e imagjinatës te fëmijët dhe krijimin e lojrave dhe interesave nga më të ndryshmet për ta. Mërzitja i bën të ndjekin kuriozitetin, të dalin vet nga situata dhe të menaxhojnë emocionet. 

Mbi të gjitha, edhe nëse loja nuk do të nxiste zhvillimin e fëmijës, është shumë e rëndësishme për emocionet e tyre dhe duhet vlerësuar gjithmonë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë