Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
FRYMËZËNJA

Shkruar nga: Dr. Gëzim Berisha Kariolog

Një njëri i shëndoshë gjatë një minuti realizon rreth 20 herë procesin e frymëmarrjes, që i bie rreth 30 000 herë në 24h. E gjith kjo te një njëri i shëndoshë bëhet pa vetëdije.

⚠️Cka është frymëzënja
Frymëzënja është një term mjekësor që përshkruan cdo diskomfort gjatë frymëmarrjes ose ndryshe pamundësinë për të marrur frymë mjaftueshëm e përshkruar ndryshe edhe si ‘’uri për ajër’’
➖ Frymëzënja mund të shfaqet te pesonat plotësisht të shëndoshë siq mund të ndodh p.sh. gjatë aktivitit fizik të sforcuar, gjatë qëndrimit në lartësi të larta mbidetare apo nga mungesa e kondicionit fizik.
➖ Por ajo mund të shkaktohet edhe nga sëmundje të ndryshme serioze siq janë sëmundjet e zemrës apo të mushkërive.

⚠️ Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të cilat shkaktojnë frymëzënje❓
➖ Asma bronkiale,
➖ Sëmundja kronike obstruktuve e mushkërive,
➖ Pneumonia,
➖ Dispnea e lidhur me problem anksioze,
➖ Reaksionet alergjike,
➖ Mbetja e trupave të huaj në rrugët e frymëmarrjes,
➖ Pagjakësia,
➖ Sëmundjet e zemrës (Pamjaftueshmëria e zemrës, crregullimet e ritmit të zemrës, kardiomiopatite etj),
➖ Mbipesha trupore,

⚠️ Kur frymëzënja mund të jetë shumë serioze për shëndetin tuaj ❓
➖Nëse paraqitet papritur dhe ka intensitet të lart,
➖Nëse shoqërohet me dhimbje gjoksi,
➖Nëse paraqitet kur shtriheni në shpinë.

⚠️ Si bëhet Diagnoza❓
Pasi të paraqiteni për të kërku ndihmë mjekësore për shkak të frymëzënjes mjeku juaj do ju merr një anamnezë dhe do bëjë një ekzaminim fizikal pastaj varësisht nga nevoja një sërë ekzaminimesh të tjera mund të realizohen, disa nga më rutinoret janë si në vijim:
-Pulsoksimetria,
-Rentgeni i mushkerive,
-EKG,
-Rentgeni i mushkërive.

✅ Pastaj në fund varësisht se kush ka qenë shkaktari i frymëzënjes edhe trajtimi do të jetë adekuat. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë