Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Fruti që s’duhet ta anashkaloni: Si mund të përfitoni nga çaji i bananes?

Jo vetëm fruti i bananes, por edhe lëkura e saj është po aq e shëndetshme nëse flasim për vlera ushqyese.

Lëkura e bananes përmban magnez, fibra dietike, kalium, dhe vitaminën B6, B12. Për dallim nga frutat e tjera si dardha apo molla që mund të hahen me lëkurë, me bananen nuk mund ta bëni një gjë të tillë.

Atëherë, çfarë benefitesh mund të sjell ky frut?

Mund të habiteni nga ky fakt, por çaji i bananes është i duhuri!

Krejt çfarë ju duhet për të përgatitur këtë lloj çaji është1 banane e pjekur, 1 litër ujë, 1 majë kanelle (sipas dëshirës).

Përfitimet shëndetësore të çajit të bananes

1.Lehtëson depresionin dhe stresin

Nivelet e larta të dopaminës, serotoninës dhe triptofanit në çajin e bananës ndikojnë pozitivisht në cilësinë e gjumit.

2. Ndihmon me tretjen

Prania e kaliumit dhe magnezit në këtë çaj ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes.Dhe jo vetëm, ky çaj  mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut, dhimbjeve të barkut etj.

3. Ndikon në shëndetin e syve

Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein), që gjenden në çajin e  bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ.

4.Shëndeti i zemrës

Parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie e mundëson prania e fibrave të tretshme në këtë çaj. Ai gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit, gjë që pakëson efektin e natriumit./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë