Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Fruti që ndihmon në lindje më të lehtë!

Lindje natyrale, apo me operacion? Kjo është çështja ! Ndonëse ky vendim duket i lehtë për t’u marrë, në mes hyjnë shumë faktorë që vendosin këtë gjë! Veç dëshirës së nënës, është mjeku ai që në fund vendos. Nga madhësia e kockave të legenit e deri tek mosha e gruas shtatzënë, janë shumë gjëra për t’u marrë parasysh.

Ngrënia e hurmave arabe gjatë javëve të fundit të shtatzënisë mund të ndihmojnë në lindjen nëse kjo e fundit është natyrale.

Një studim i kohëve të fundit i botuar në Journal of Obstetrics and Gynecology i cili shqyrtoi të dhënat e 154 grave ka dalë në përfundimin e  sipërpërmendur. Gjysma e grave që morën pjesë në studim kishin ngrënë rreth shtatë hurma në ditë (rreth 80 gramë) duke filluar në javën e 37 të shtatzënisë kishin raportuar lehtësim të dhimbjeve dhe kontraksioneve në javët e fundit të shtatzënisë. E gjitha kjo falë rritjes së nivelit të oksicitinës së trup prej konsumit të hurmave.

Por ky nuk ka qenë studimi i vetëm kryer në këtë fushë, sepse edhe edhe një tjetër hulumtim ka dalë në rezultate të ngjashme. Në këtë studim merrnin pjesë 105 femra, të cilave iu ishte thënë të konsumonin hurma në mes të javës së 37 dhe 38 të shtatzënisë ndërkohë 105 grave të tjera të mos e përfshinin këtë frut në regjimin ushqimor.

Në javën e 40-të të shtatzënisë, gjinekolgët vunë re tek gratë shtatzënë që kishin ngrënë hurma kishin një nivel më të lartë të oksicitinës, hormonit të lumturisë dhe ndjenjës së qetësisë.

Por kjo nuk do të thotë që të ngrënit çdo ditë hurma do të garantojë një lindje të kollajtë, pa patur nevojën e asistencës së mjekëve.  Dhe mbani në mend se këto fruta edhe pse të shijshme janë gjithashtu mjaft të pasura me sheqer.

“Hurmat  janë një burim i mirë i fibrave dhe vitaminave për gratë shtatzëna”, thonë mjekët. “Megjithëse sheqeri i tyre natyral nuk do i bënte mirë grave shtatzëna me diabet gestacion ./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë