Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Frikë në Australi! Numër rekord rastesh në Viktoria

Shteti australian i Viktorias ka raportuar rritjen më të madhe ditore të viktimave dhe rasteve të koronavirusit duke ndezur frikën se një izolim gjashtë javor në kryeqytetin e shtetit, Melburn, nuk po funksionon.

Zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan 723 raste të reja dhe 13 viktima të enjten. Kryeministri i vendit, Daniel Endrius, tha se të gjitha viktimat ishin njerëz rreth të 70 dhe 80-tave. Në total, kjo ka qenë dita më vdekjeprurëse për Australinë gjatë pandemisë. Një ndalim i pjesshëm i tubimeve private, përfshirë martesat dhe funeralet, do të hyjë në fuqi në disa zona të enjten. 

Të gjithë në viktoria duhet të mbajnë maskë mbrojtëse në publik duke filluar nga mesnata e të dielës. Të tjera shtete australiane kanë mbyllur kufijtë e tyre me Viktorian, por lëvizja nuk ka mundur të pengojë plotësisht shfaqjen e infektimeve të reja edhe pse në numra të vegjël. Australia ia kishte dalë mbanë mirë në përballjen me pandeminë deri në shpërthimin e fundit në Melburn, më herët këtë muaj.

Arkiva

Kategoritë