Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Frika nga koronavirusi – Pasojat te shëndeti mendor

Gjendja të cilën e ka krijuar koronavirusi si në botë ashtu edhe në vendin tonë është një situatë serioze dhe meriton vëmendjen e kujtdo. Por, moria e informacionit, masat mbrojtëse dhe paralajmërimet, mund të kenë pasoja tek shëndeti mendor.

Këshilla e parë që japin ekspertët është që të reduktoni burimet e informacionit sa më shumëtë jetë e mundur.

Tjetra është edhe kufizimi i shpeshtësisë së marrjes së informacioneve si dhe reduktimi i përdorimit të rrjeteve sociale.

Nëse jeni të përgatitur për frikën tuaj, ky fakt do tu ndihmojë ta mbani atë larg,

Mendoni përtej vetes tuaj, duke qenë se veprimi do të zbusë ankthet , mund të merrni në konsideratë edhe se cfarë mund të bëni për të ndihmuar të tjerët, që janë prekur më keq nga epidemia në krahasim me ju.

Në qoftë se dëshironi të vizitoni një mik për të qarë hallet, përpiquni të mos krijoni një atmosferë helmuese, ku një i rënduar, rëndon akoma më shumë tjetrin.

Çka duhet të bëni është t’i kushtoni vëmendje nevojave tuaja bazë, duke mos harruar praktikat thelbësore dhe të shëndetshme që kanë të bëjnë me mirëqënien e përditshme:

  • flini mjaftueshëm
  • ushqehuni siç duhet
  • bëni aktivitet fizik dhe dilni jashtë aq sa është e mundur.

Çelësi i gjithë kësaj është të punoni drejt kuptimit të frikës tuaj, në mënyrë që ajo frikë të mos ju largojë nga jeta dhe zakonet e shëndetshme./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë