Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Frika e pacientëve pas përjetimit të infraktit!

Shkruar nga Dr. Gani Bajraktari – Kardiolog

Distresi emocional n persistent – Depresioni dhe/ose Anksioziteti [frika] tek pacientët pas përjetimit të infarktit akut të miokardit [sulmit në zemër]

Studimi i sapopublikuar në Europian Journal of Preventive Cardiology, i cili ka përfshirë mbi 57000 pacientë nga registri më valid në Kardiologji – SWEDEHEART, ka treguar se pacientët të cilët pas përjetimit të Infaktit Akut të Miokardit (sulmit në zemër), të cilët dalin nga spitali me frikë ose me dpresion, vdesin më shumë, krahasuar me ata që këtë përjetim e marrin më natyrshëm dhe dalin nga spitali pa frikë dhe pa depresion. Kjo, sidomos tek pacientët e moshuar mbi moshën 75 vjeçare.

Rezultatet e këtij studimi shtrojnë nevojën e qasjes sa më të mirë te personelit tek këta të sëmurë, nevojën e identifikimit të personave tek të cilët përjetimi i infarktit të miokardit ka lënë pasoja emocionale, si dhe nevojën e trajtimit jo vetëm medikamentoz por edhe konsultimin e psikiatrit (psikologut) për këtë nëngrup pacientësh.

Më poshtë linku për artikullin:

https://journals.sagepub.com/doi/full/10.1177/2047487319841475

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë