Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Franca regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë në Europë

Franca ka publikuar raportin e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi sa u përket 24 orëve të fundit.

Numri është ai më i larti i regjistruar nga ndonjë vend në Europë deri më tani, 1438 të vdekur.

Sipas zyrtarëve francez 514 persona kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa 924 në qendrat mjeko-sociale.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 17167. Deri më tani në Francë janë prekur 147863 persona ndërsa në 24 orët e fundit janë 4560.

Të shëruar janë 30955, raste aktive 99741 ndërsa 6457 janë në gjendje serioze për jetën.

Arkiva

Kategoritë