Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Franca me orë policore që nga 15 dhjetori

Franca do ta vonojë hapjen e vendeve kulturore, teksa do të vendosë orë policore gjatë natës, si masë mbrojtëse në luftë kundër pandemisë.

Sipas BBC, kryeministri francez, Jean Castex, tha se numri i të infektuarve nuk po bie në atë shkallë sic është parashikuar.

Urdhri për qëndrim në shtëpi do të hiqet, siç edhe është planifikuar, më 15 dhjetor, derisa ora policore do të implementohet çdo ditë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

Ora policore do të qëndrojë edhe gjatë festave, në mënyrë që të shmangen tubimet e mëdha.

Masat do të lehtësoheshin vetëm nëse numri i të infektuarve brenda një dite bie në 5 mijë persona, por momentalisht shifrat ditore janë shumë herë më të larta. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë