Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top

Sopranoja Arta Jashari e cila vullnetarisht është shprehur e gatshme të qëndrojë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK disa ditë që të kujdeset për babain e saj i cili ishte i prekur nga virusi Covid 19.

Trajtimin dhe shërimin e babit ajo vendosi ta vazhdojë në shtëpinë e tyre nën këshillat e mjekëve.

Jashari gjatë këtyre ditëve çdo herë është munduar që përmes facebook-ut të na mbajë të informuar rreth shëndetit të Profesorit dhe Drjetorit të Filharmonisë së Kosovës Baki Jashari, si dhe të përcjellë mesazh tek të gjithë ata që nuk po e marrin serizosisht virusin.

Arta më në fund ka shkruar lajmin e shumë pritur, babai i saj tashmë ka rezultuar Negativ ndaj Covid 19 dhe ata më në fund mund të përqafohen pa rrobat mbrojtëse.

Më poshtë ju sjellim postimin e saj të plotë:

“Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti . Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime 🙏🏼❤️ ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide … “

Arkiva

Kategoritë