Mër, Tet 21, 2020
Banner Top
Banner Top
Foshnja ime refuzon gjirin, si ta stimuloj atë?

Këshilla nga Mamia: Razije Musa

Shpesh të porsalindurit refuzojnë të pinë: kjo sepse, ose nuk e kanë të qartë se si duhet, ose forma e gjirit (thimthës) nuk është e përshtatshme për foshnjën.

Çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla?

Hapat kryesore janë:

-Ngacmimi i buzës së poshtme,

-Goja shumë e hapur e bebes.

            Nëse i porsalinduri pozicionohet drejt në kohën kur pi gji, nëna asnjëherë nuk do të ketë problem me plasaritjen e majës së gjirit (thimthës) apo eventualisht të ndonjë mastiti ( mbylljes së kanalit)

            Me majën e gjirit nëna prek buzën e poshtme të foshnjës dhe  ajo instinktivisht do të hapë gojën për ta marrë gjirin.

Shfrytëzohet momenti dhe futet gjiri në gojë.

Por, nëse goja nuk është hapur ashtu si duhet, përsëritet prapë e njëjta metodë. Në momentin që nëna ndjen dhimbje në kohën kur bebja fillon të pijë, duhet të ndërpritet gjidhënia e të fillohet prapë, sepse kjo nënkupton që ose pozita juaj nuk është e duhura, ose bebja e ka kapur gabim gjirin.

Si të ndërpritet gjidhënia, në rast nevoje?

– Nëse për ndonjë arsye nëna duhet të zgjohet, ose nëse ajo dëshiron të ndërrojë gjirin dhe foshnja veç se është duke pirë, atëherë duhet një ngacmim i vogël në mënyrë që ajo të lëshojë gjirin e nënës.

Me gishtin e vogël duhet prekur skaji i buzës së epërme dhe të poshtme, dhe atëherë foshnja menjëherë do të ndërpresë thithjen.

SHËNIMË ME RËNDËSI

–           Si të kuptojmë që bebja po gëlltitet (po pi) dhe nuk po e përdorë gjirin si cucëll (beberon) duke e mbajtur në gojë.

Nëse bebja e ka kohën e pirjes dhe sapo fillon të pijë e zë gjumi, ai po e përdor gjirin vetëm si cucëll mashtruese (beberon) për ta shoqëruar gjumin e tij.

Këtë mund ta vërtetoni nëse:

– nofulla e tij nuk lëviz,

– nëse nuk dëgjohet gëlltitja,

– dhe nëse nuk e ndjeni lëvizjen e buzëve të tij mbi thithën e gjirit tuaj.

Në raste të tilla duhet ta ngacmoni në mënyrë që të zgjohet dhe të vazhdojë pirjen. Ngrijeni lart për të gogësitur se ndoshta ajo është arsyeja që nuk pi. Ose shikoni mos e ka shumë vapë në dhomë dhe për këtë arsye ndihet i përgjumur. Ose merrni një pambuk të lagur me ujë dhe lëmojani fytyrën apo zbathjani çorapet. Ose largojani ndonjë rrobë nëse ka shumë të tilla të veshura.

Krejt këto metoda ndihmojnë që ai të zgjohet dhe të vazhdojë pirjen (racionin e plotë)

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë