Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Flasin të infektuarit me COVID-19 që vitin e ri e pritën në Klinikën Infektive

Pothuajse në cdo familje, nata e mbrëmshme ishte e tëra festive dhe e hareshme. Por, atmosferë festive nuk kishte edhe në Klinikën Infektive ku ishin të shtrirë pacientët e prekur me COVID-19.

Për ta ishte një natë krejtësisht ndryshe, pasi iu duhej ta prisnin Vitin e Ri ambientet e spitalit.

Të pyetur nga Klan Kosova nëse e kishin menduar se do iu ndodhte kështu, ata u përgjigjën se jo.

“Se kisha menduar kurrë që do të ndodhë kështu, sëmundjen e kam pas të rëndë, tani jam më mirë”, tregon Zejnie Maliqi e prekur nga COVID-19.

“Jo për nder se kisha menduar një gjë të tillë…, në fakt nuk kam besuar që virusi mundet me qenë kaq i rëndë”, thotë një pacient tjetër.

Mungesa e familjes

Për dikë ngrohtësinë e familjes në këto ditë feste e ka zëvendësuar me personelin e këtushëm.

“Është normale të të mungojë familja, na mungon, por familjen e dytë unë e kam gjetur këtu….Nga drejtoria, mjekë, infermierë deri te pastruesit, na kanë dhënë buzëqeshje që na kanë shëruar”, thotë Gani Morina i infektuar.

Dëshira e pacientëve të prekur për Vitin e Ri!

Të gjithë luten dhe duan që virusi të mos ekzistojë dhe të kenë shëndet.

Edhe për profesionistët shëndetësorë kjo ditë është e zakonshme, por jo e lehtë për familjarët e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë