Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Fjalitë që nuk duhet kurrë t’ua themi fëmijëve – Rëndojnë psikikën e tyre

Të ruash qetësinë kur fëmijët bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që u thuhet, duket thuajse e pamundur.

Pikërisht në këto situata, specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që u vijnë në mend prindërve, kur duhet të qetësojnë një fëmijë që grindet.

 Edukimi i tyre kërkon durim dhe do të ndiheni vërtetë keq nëse hidhni poshtë çdo gjë vetëm prej fjalëve të zgjedhura gabim.

Shprehjet e më poshtme hyjnë në “listën e zezë” dhe çdo prind duhet t’i shmangë gjatë komunikimit me fëmijët. 


1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.
2. Fëmijët e mirë nuk sillen kështu 
3. Mos guxo të gjuash 
4. Po sillesh shumë keq
5. Tani do të dënoj 

6. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.
7. Mjaft, fëmijë qaraman
8. Pusho, nuk të dëgjoj
9. Sa herë duhet ta përsëris
10. Po më turpëron në sy të të tjerëve. 
11. Ik që këtu. 
12. Do të të çoj në banjë. 
13. Mjaft bërtite
14. Të kisha thënë por nuk dëgjon 
15. Po humbas durimin

Këto shprehje mbartin ngjyrim negativ në vetevete dhe janë të organizuara në mënyrë urdhërore. Kjo mënyrë të shprehuri krijon te njeriu gjëndje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë